back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaSportGuardiola e zbulon më në fund se çfarë i tha mbledhësit të...

Guardiola e zbulon më në fund se çfarë i tha mbledhësit të topave (FOTO)

Të ngjajshme

Baraliu: Nuk shoh që do të ketë rritje të votuesve të diasporës

Bleron Baraliu në një lidhje direkte me emisionin “Adresa”...

Një burrë dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit

Të dielën rreth orës 08:25 një burrë është dërguar...

Rrihen mes vete me mjete të forta dy persona në Prishtinë, trajtohen në QKUK

Dy persona kanë sulmuar njëri- tjetrin menjete të forta. Ata...

Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë Venezuelës

Dje, Roja Bregdetare e SHBA-së sekuestroi për herë të...
- Advertisement -

Manchester City në fundjavë shënoi një tjetër fitore të thellë, duke e mposhtur 5:0 Crystal Palacen.

Ajo që mori vëmendjen gjatë kësaj përballje, ishte një bashkëbisedim i Pep Guardiolas me njërin nga djelmoshat që merën me afrimin e topave në fushë.

Kjo ka ngjallë interesim të medieve që Guardiola të pyetet për këtë bisedë me djaloshin e topave.

“Nëse i analizoni 30 minutat e parë të ndeshjes, ju e shikoni se ne nuk ishim të inkuadruar në lojë”, ka deklaruar Guardiola, raporton Sport.es, përcjell lajmi.net.

“Mund të ndodh që për 90 minuta të mos jemi në ndeshje. Diçka shkonte ngadalë”.

“Nëse bëhej ndonjë ndërhyrje  e palejuar, askush nuk e merrte topin për të filluar ndeshjen. Kalonin pesë apo dhjetë sekonda derisa dikush e sillte topin. Kur ndodh kjo, gjithçka shkon ngadalë”.

“Kështu që djemtë që sillnin topat ishin shumë të ngadalshëm. Ne kishim nevojë të hynim në lojë, ta provokonim ndeshjen. Dhe ne së bëmë këtë në pjesën e parë”.

“Në pjesën e dytë, ju mund ta shikoni se menjëherë ndryshuan gjërat”, ka përfunduar ai./Lajmi.net./

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz