BallinaLajme​Me kërkesë të kryeministrit Haradinaj, shkarkohen drejtorja dhe Bordi i Agjencisë për...

​Me kërkesë të kryeministrit Haradinaj, shkarkohen drejtorja dhe Bordi i Agjencisë për Akreditim

Të ngjajshme

Mos dilni pa krem mbrojtës nga dielli nga marsi deri në tetor

Banorët në Mbretërinë e Bashkuar po këshillohen të tregohen...

Njohësit e sigurisë: Forcimi i ushtrisë, i pashmangshëm në këtë kohë|

Në kushtet e sfidave të sigurisë në rajon dhe...

Goditet kryeqyteti i Arabisë Saudite, shpërthime në infrastrukturën energjitike në Riad

Shpërthime të fuqishme u dëgjuan mbi kryeqytetin e Arabisë...

Presidenti iranian konfirmon se Ministri i Inteligjencës është vrarë

Presidenti iranian Mazoud Pezeshkian ka konfirmuar se ministri i...

Kryeministri Ramush Haradinaj po vazhdon me shkarkime. Pas Komisionit për Demarkacion, shefi i ekzekutivit kosovar ka kërkuar nga vartësi i tij në Ministri të Arsimit që të shkarkojë bordin e Agjencisë së Akreditimit.

Kërkesa e Haradinajt përmban shkarkimin e menjëhershëm të Bordit të Agjencisë së Akreditimit, i cili funksionon në kuadër të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, duke përfshirë këtu edhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Fortuna Mehmetin.

Po ashtu, Haradinaj ka kërkuar nga ministri i Arsimit, Shyqri Bytyqi, që menjëherë të nisin procedurat për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të kësaj Agjencie.

Deri te ky vendim, sipas kërkesës së Zyrës së Kryeministrit për Ministrinë e Arsimit, ka ardhur duke parë se procesi i akreditimit deri më tash është zhvilluar me parregullsi serioze duke u shndërruar në objekt të shpeshtë të diskutimit publik.

Shkarkimi është konfirmuar për Gazetën Express nga një zyrtar i Qeverisë së Kosovës.

Fortuna Mehmeti nga viti 2015 ushtron detyrën e drejtorit të AKA’së, derisa bordi është drejtuar nga Blerim Rexha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz