BallinaLajmeShenja dorëzimi nga Aleksandar Vuçiqi: Kosova anëtare e OKB-së vetëm me marrëveshje

Shenja dorëzimi nga Aleksandar Vuçiqi: Kosova anëtare e OKB-së vetëm me marrëveshje

Të ngjajshme

Policia zbarkon në ARBK, punëtorët nuk po lejohet të lëvizin

Në mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka zbarkua...

​Spektakël në Ligën e Kampionëve, katër super ndeshje sonte

Mbrëmja e sotme sjell përballje shumë të forta në...

Gjendet pa shenja jete influencerja e njohur turke

Influencerja e njohur turke, Ayşegül Eraslan, thuhet se u...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar të flasë për vizitën në New York pas kthimit në Serbi. I pyetur rreth çështjes së lobimit, që sipas gazetarëve serbë janë duke e bërë përfaqësuesit e Kosovës, Vuçiq ka thënë se kjo nuk përbën asnjë risi.

Vuçiq ka thënë se nuk do të vinte bast rreth çështjes së anëtarësimit të Kosovës. Por, përherë të parë ai ka paralajmëruar mundësinë që Kosova të jetë anëtare me anë të një marrëveshjeje. Sipas tij, kjo nuk mund të ndodhë në rastin kur Kosova i fiton të gjitha e Serbia asgjë, shkruan Gazeta Express.

“Pothuajse jam i sigurt se nuk ka asgjë nga anëtarësimi i Kosovës në OKB. Vetëm nëse ne nuk arrijmë ndonjë marrëveshje, e kjo nuk mund të arrihet nëse dikush mendon se Serbia i humb të gjitha, e shqiptarët t’i fitojnë të gjitha. Mendojnë se gjërat këtu janë të qarta, nuk ka asgjë nga kjo punë”, ka thënë ai./Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz