Ish-boksieri i njohur kosovar me famë botërore, Luan Krasniqi, ka dhënë qëndrimin e tij ndaj Angela Merkel e cila është në garë në zgjedhjet parlamentare të sotme, për një mandate të katërt me radhë në Gjermani.
Krasniqi në një intervistë të tij për një nga televizionet gjermane, thotë se e mbështetë Angela Merkel-in pasi ajo dha nga vetja 100 për qindëshin.
”Ajo jep gjithmonë 100 për qindëshin nga vetja”.
”Merkel ka përballuar krizën dhe la qetësi në vend, prandaj e përkrah 100%” , shprehet boksieri nga Juniku, karrierën e tij prej një luftëtari të tillë të cilën e zhvilloi në Gjermani, transmeton Klan Kosova”.