BallinaLajmeParalajmërohet ekzekutimi i të dyshuarve për vrasjen e Aulonit

Paralajmërohet ekzekutimi i të dyshuarve për vrasjen e Aulonit

Të ngjajshme

Rasim Binakaj varroset nesër

Rasim Binakaj, i cili u vra ditën e djeshme...

Një në gjashtë zviceranë ka konflikte me fqinjët

Zhurma mbetet shkaku kryesor i mosmarrëveshjeve, ndërsa problemet me...

Audi njofton rikthimin e modelit A2, me një formë të re

Audi ka konfirmuar rikthimin e njërit prej modeleve të...

Nga shpallja e listës te stërvitja e parë, zbulohet programi i Kombëtares shqiptare

Kombëtarja shqiptare do t’i nisë përgatitjet për sfidat e...

Aksident mes dy kamionëve në rrugën Prishtinë–Pejë, një person kërkon ndihmë mjekësore

Një aksident trafiku është regjistruar pasditen e sotme në...

Dy të dyshuarit për vrasjen e Aulon Zekës janë duke u kërcënuar nga disa të rinj në rrejtët sociale se nëse ata nuk dënohen do të marrin drejtësinë në duart e tyre. Madje, po paralajmërohet edhe ekzekutimi i tyre. Nëpër rrjetet sociale janë duke u paralajmëruar se do të publikohen edhe video dhe foto komprometuese për të dy të dyshuarit.

Vrasje, publikim i videove dhe fotove komprometuese po paralajmërohet për Guxi H. dhe Riga G, të dyshuarit kryesor për vrasjen e para një jave të Aulon Zekës, 16 vjeçit nga Prishtina, shkruan Gazeta Express.

Këto paralajmërime po bëhen nëpër rrjetet sociale si FB dhe Instagram, ku janë hapur edhe profile me emrat e të dyshuarve, ku po bëhet thirrje edhe për vrasje. Këto thirrje po i bëjnë duke kushtëzuar dënimin e dy të miturve me dënim të përjetshëm.

Aulon Zeka u gjet i vrarë të shtunën e kaluar derisa Policia një ditë më vonë arrestoi Guxim H dhe Riga G, si të dyshuarit kryesorë për ekzekutimin e 16 vjeçarit.

Prokuroria ka intervistuar dy të dyshuarit, por asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar fajësinë.

Guxim H. edhe përmes rrjeteve sociale kishte paralajmëruar vrasjen. Sa ishte në Amerikë kishte thënë se do të vinte në Kosovë për të marrë jetën e atyre që po i shkaktonin probleme të dashurës së saj.

Zyrtarët e Policisë dhe Prokurorisë nuk kanë folur nëse po hetohen shokët e Aulonit për kërcënimet që po i bëjnë nëpër rrjetet sociale se do të vrasin të Guximin e Rigën.

Ndërkohë, nëpër rrjetet sociale, bashkë me paralajmërimin për vrasje, shokët e Aulonit, po shkruajnë se as Guximi dhe as Riga nuk do të dënohen për shkak se kanë ndikim në organet e drejtësisë. Madje, vazhdimisht, theksohet se vajza e dyshuar e ka babën si pjesëtarë të Njësisë Speciale në Policinë e Kosovës.

Ndërkohë, babai i Guximit, është Arbër Hadri, ish-drejtor i Muzeut të Kosovës.

Disa orë para se të vritej, i mituri Aulon Zeka, ishte takuar me dy të miturit e tjerë, tanimë të arrestuar, G. H. dhe R.G., në picerinë “Bellmonde” në lagjen “Arbëria”.

Takimi mes tyre dyshohet se ishte organizuar për në orën 13:30 nga e mitura 15-vjeçare, Riga shtë e dashura e G.H. Të tretë, në atë lokal dyshohet se kanë qëndruar rreth dy orë.

Prej aty, që të tretë kanë shkuar me taksi në lagjen “Dardania” dhe te Posta e Madhe dyshohet se e mitura Riga është ndarë prej tyre. Aulon Zeka bashkë me Guximin kanë vazhduar në drejtim të rrethit të lagjes “Arbëria”, duke shkuar pastaj në drejtim të shkollës fillore “Qamil Batalli”./GazetaExpress/

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz