back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeKosovari i cili sulmoi udhëtarët me sëpatë në Dyseldorf, dërgohet në psikiatri

Kosovari i cili sulmoi udhëtarët me sëpatë në Dyseldorf, dërgohet në psikiatri

Të ngjajshme

Von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm i lëshojmë 205 milionë euro Kosovës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vendimin...

Uzuni i bindur se Shqipëria ka gjasa reale për kualifikim në Botëror

Myrto Uzuni ka folur së fundmi për “FSHF TV”,...

Deliu-Kodra: Afera e “Ibër-Lepencit” dëshmon kapjen e shtetit nga një grup i njerëzve

Kandidatja e PDK-së për deputete, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë...

Heqja e masave ndaj Kosovës, vjen reagimi nga Ursula von der Leyen

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka thënë se ka...

Një gjykatë gjermane ka vendosur dje që një person nga Kosova, i cili në muajin mars papritmas i ka sulmuar udhëtarët me një sëpatë në stacionin kryesor hekurudhor në Dyseldorf, të dërgohet në spital psikiatrik.

Ky i pandehur, 37 vjeçar nga Kosova, që është identifikuar vetëm si Fatmir H., ballafaqohet me përpjekje për vrasje në procesin në Gjykatën shtetërore në Dyseldorf.

Katër prej viktimave patën pësuar plagë të rënda, përfshirë edhe një vajzë 13 vjeçare, raporton agjencia AFP. Ishin lënduar edhe dy turiste ialiane dhe një femër tjetër dhe pesë udhëtarë meshkuj, të gjithë të moshës ndërmjet 30 dhe 50 vjeçare.

I dyshuari kishte ikur nga policia dhe e kishte plagosur rëndë vetveten pasi kishte kërcyer nga një urë e lartë katërmetërshe. Ky person i sëmurë psikikisht, me histori të ankthit të lartë dhe të vetëlëndimit, kishte “dëgjuar zëra” dhe kishte shpresuar se do të qëllohej për vdekje nga policia, është thënë në gjykatë.

Fatmir H. kishte ardhur në Gjermani në vitin 2009 dhe kishte marrë të drejtë banimi për “shkaqe humanitare”. /rel

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz