back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaTeknologjiBill Gates kërkon falje për komandën Ctrl Alt Delete

Bill Gates kërkon falje për komandën Ctrl Alt Delete

Të ngjajshme

Nuk e fitoi çmimin e “Golashënuesit të Vitit” reagon ashpër Mevlan Zeka

Futbollisti i Ballkanit, Valentin Serbe u shpall “Golashënuesi i...

Futbollisti i vitit në futbollin kosovar shpallet Arb Manaj i Dritës

Futbollisti i kampiones së Kosovës, Dritës, Arb Manaj e...

Arjan Konomi rikthehet në ekran, sqaron deklaratën e bujshme

Transmetimi i Big Brother Fan Club nisi sot nën...

Fillon sezona e reduktimeve, KOSTT paralajmëron se do të ketë në disa Komuna të Kosovës

KOSTT, ka njoftuar se Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës, po...
- Advertisement -

Është njeriu më i pasur në botë dhe kompania e tij ndër më të fuqishmet në fushën e teknologjisë. Megjithatë, kur kthen kokën pas, Bill Gates ka një peng.

Duke folur në forumin Bloomberg Global Business në Nju Jork, themeluesi i Microsoft u kërkoi ndjesë të gjithë përdoruesve të Windows, aktualëve dhe atyre ndër vite vetëm për një gjë.

“Nëse do të mund të kthehesha pas në kohë do të bëjë një rregullim të vogël. Do ta bëja vetëm me një buton, jo me tre siç është aktualisht”, tha ai.

Bill Gates e kishte fjalën për komandën e famshme CTRL+ALT+DEL, e përdorur në sistemin Windows për të hapur dhe mbyllur kompjuterin, apo për të hyrë tek Task Manager në momentin kur një program i caktuar bllokohet, përcjell TCh.

Gates pranoi se në atë kohë mund të ishte bërë me një buton të vetëm kjo gjë, ashtu siç e ka Apple në sistemin Mac, ndërkohë që në një intervistë të thënë në 2013, ka fajësuar këtë kompaninë IBM, që prodhon edhe tastjera.

“Mund ta kishim me një buton, por ai tipi që dizenjoi tastjerat IBM nuk dëshiroi që ta bëntë të tillë”, tregonte Gates atëherë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz