back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeSot fillon Konferenca “Kultura dhe Paqja në Ballkan - Roli i Parlamentarëve”...

Sot fillon Konferenca “Kultura dhe Paqja në Ballkan – Roli i Parlamentarëve”  

Të ngjajshme

Latte i vlefshëm sa një Bitcoin: Si ta blesh këtë pije përmes satoshive

Bitcoini nuk ka pse të jetë “gjithçka ose asgjë”....

Simon Jordan paralajmëron Chelsean për ndëshkim pas 74 akuzave

Chelsea është përballur me 74 akuza nga Federata e...

Policia sekuestron pesë thasë drogë në Mirditë, shpallen në kërkim tre persona

Policia në Shqipëri ka sekuestruar pesë thasë me të...

KFOR-i vendos shenja të reja sinjalizuese përgjatë kufijve të Kosovës

Ushtarët e KFOR-it po vazhdojnë të instalojnë shenja të...

Të shtunën dhe të dielën, më 23 – 24 shtator 2017, do të mbahet në Prishtinë Konferenca Ndërkombëtare me temën “Kultura dhe Paqja në Ballkan – Roli i Parlamentarëve”.

Dita e parë e Konferencës fillon punimet në orën 15:00 dhe do të mbahet në sallën 506 të Kuvendit të Kosovës, ndërsa në ditën e dytë, të dielën, punimet fillojnë në orën 09:00 në ambientet e Hotelit “Nartel”.

Pjesëmarrës në konferencë do të jenë burrështetas, parlamentarë, përfaqësues të shoqërisë civile nga Ballkani dhe Evropa. Ata do të sjellin përvojën dhe dijen e tyre në kërkim të zgjidhjeve për problemet kritike të botës, duke nisur nga qeverisja e mirë, ekstremizmi i dhunshëm, konfliktet etnike dhe deri tek mbrojtja e mjedisit. Nga kjo konferencë do të lansohet Iniciativa e Parlamentarëve për Paqe në nivel të rajonit të Ballkanit.

Në konferencë do të trajtohen temat: Trashëgimia e përbashkët kulturore si një bazë e përbashkët për paqen dhe stabilitetin në ballkan; Diplomacia ndërparlamentare dhe bashkëpunimi rajonal; Forcimi i familjes, thelbi i trashëgimisë kulturore të Ballkanit; Ndërtimi i një mjedisi me prosperitet të përbashkët për gjeneratat e ardhshme.

Konferenca sponsorizohet nga Federata për Paqe Universale (FPU), e cila ka një status të veçantë konsultativ në Komitetin Ekonomik dhe Social të OKB, në partneritet me Shoqatën Ndërkombëtare të Parlamentarëve për Paqe (SHNPP), e cila ka për qëllim krijimin e një forumi për parlamentarët përtej kombësive, identiteteve fetare ose përkatësive partiake. /Drenica Press/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz