back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeNë këtë ditë do të hapet edicioni i tretë i Festivalit të...

Në këtë ditë do të hapet edicioni i tretë i Festivalit të Kafes dhe Çajit në Prishtinë

Të ngjajshme

Kjo është modelja që doli brenda pak ditëve me dy tenistët më të mirë në botë

Modelja Brooks Nader (28), e quajtur “mbretëresha e bikinive”,...

Kryeministri i Katarit akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza para OKB-së: “I etur për gjak”

“Sulmet izraelite nuk synojnë vetëm Katarin, por çdo vend...

Rriten çmimet sërish, inflacioni arrin në 4.5 përqind

Çmimet e konsumit në Kosovë kanë shënuar rritje mesatare...

Zyrtare: Besart Berisha rikthehet në Australi, pasi mori licencën në Shqipëri emërohet trajner

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Besart Berisha për herë...

​Djali i Ronaldinhos i bashkohet klubit anglez

Hull City ka njoftuar të enjten nënshkrimin e Joao...

Ditëve në vijim do të bëhet hapja e tretë e edicionit të Festivalit të tretë të Kafes dhe Çajit.

Ky festival do të bëhet në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, për dy ditë radhazi me 27 dhe 28 shtator, duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 23:00, transmeton Indeksonline.

Njoftimi  i plotë:

Edicioni  i tretë i Festivalit të Kafes dhe Çajit, do të sjell një frymë të re tek qytetarët pasi që vet karakteri i këtij festivali është argëtues, informues dhe promovues. Çdo gjë që do të shërbehet gjatë festivalit do të jetë falas apo me çmime promovuese.

Në këtë edicion do të jenë prezentë një numër më i madh i pjesëmarrësve, krahasuar me vitin e kaluar, përfshirë  prezencën e afër 25 brendeve të njohura të kafes dhe çajit.

Nga brendet e kafes si: Lavazza, Pavin Caffee, kafe turke dhe expresso  Essi Caffe, Mokate, Micleadoro, Merre me Veti dhe Antica dhe nga brendet e çajerave si: Emona, Albred, Kraco që vjen nga Shqiperia, Milford, Podravka, Dogadan tea, Lloyds, Essi Tea etj..

Si dhe brendet e reja të kafes dhe çajit, të cilat për herë të parë do të prezantohen në këtë festival janë: “Dogadan Tea”, brendi i kafes “Antica Tostatura Triestina”, “Pavin Caffee” etj.

Përveç shijeve  të kafes dhe çajit, festivali do sjellë edhe një ambient të këndshëm argëtimi. Në sheshin Zahir Pajaziti do të performojnë DJ të njohur vendor, do të ketë maskota me karaktere të ndryshme,  të cilat do të përkujdesen për argëtimin e vizitorëve. Në festival nuk do të mungojnë as dhuratat e ndryshme të dedikuara për vizitorët që do vijnë të shijojnë këtë event.

Gjithashtu, për qëllime humane, organizatorët e festivalit aktualisht janë në konsultim me partnerë, që të arrihet një marrëveshje për grumbullimin e një fondi i cili do të dedikohet për personat në nevojë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz