back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaRegjionaleDrenasIsa Xhemajlaj: Do t’i shfuqizoj vendimet e dëmshme të Lladrovcit

Isa Xhemajlaj: Do t’i shfuqizoj vendimet e dëmshme të Lladrovcit

Të ngjajshme

Konjufca tregon pse nuk u arrit ndonjë koalicion me opozitën për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për...

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një...

Tahiri: Në garën për Mitrovicën nuk isha me Faton Pecin, por me Albin Kurtin

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)...

Kandidati i NISMA për Kosovën për kryetar të komunës së Drenasit, Isa Xhemajlaj, tha se nëse i fiton zgjedhjet më 22 tetor, ndër vendimet e para që do t’i marrë si kryetar komune do të jetë shfuqizimi i disa vendimeve të kryetarit aktual, Ramiz Lladrovci, të cilat ai i cilësoi si të dëmshme për bizneset në Drenas.

“Vendimet e para do t’i marr për shfuqizimin e vendimeve të kryetarit aktual të cilat kanë dëmtuar jashtëzakonisht bizneset me vendime që nuk i ka bërë asnjë komunë tjetër. Të gjobiten dhe dënohen aq shumë bizneset, mendoj që nuk ia kanë borxh askujt. Do të shfuqizohen edhe vendimet tjera që kanë shkuar në dëm të qytetarit”, tha Xhemajlaj në DebatPernime për Drenasin të moderuar nga Jeta Xharra.Xhemajlaj tha se NISMA për Kosovën është “partia më serioze” për ta qeverisur Drenasin në katër vitet e ardhshme.

“Kam një përvojë të jashtëzakonshme në institucione të ndryshme”, tha ai.

Xhemajlaj kritikoi qeverisjen 17 vjeçare të PDK-së në Drenas.

“Një qeverisje 17 vjeçare ka degraduar shumë në Drenas dhe kulmi ka ardhur në këto muajt e fundit”, shtoi ai.

Debatin e plotë për Drenasin mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

Burimi:www.kallxo.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz