back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaRegjionaleDrenasXhavit Drenori: Për 6 muaj e largoj korrupsionin nga Drenasi

Xhavit Drenori: Për 6 muaj e largoj korrupsionin nga Drenasi

Të ngjajshme

Policia njofton për qarkullimin e e-mailave të rreme

Policia e Kosovës ka njoftuar se po qarkullojnë disa...

Ademi takohet me Gianni Infantinon në Doha, flasin për zhvillimin e futbollit në Kosovë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...

Paralajmërohet borë dhe temperatura -20°C në Kosovë

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka...

Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit nga “Vizioni për Drenasin”, Xhavit Drenori, premtoi se për 6 muajt e p[arë në krye të kësaj komune, do ta largojë korrupsionin nga kjo komunë.

Drenori tha se ka përgatitur një program me 6 pika si shtyllë të tij në të cilin përfshihen mirëqeverisja, zhvillimi ekonomik, infrastruktura dhe shërbimet publike, mirëqenia sociale, shëndetësi e arsim dhe kulturë e sport.“Në themel të programit tonë është modernizimi i qeverisjes lokale. Neve na duhet gjashtëmujori i parë që ta luftojmë nepotizmit, korrupsionin e familjarizimin nga të gjitha institucionet e qeverisjes lokale”, tha Drenori.

“Ne i premtojmë qytetarëve të Drenasit që brenda mandatit katërvjeçar nuk do të ketë familje që nuk do ta ketë një anëtar të punësuar”, shtoi ai.

“Nga një qeverisje lokale e cila ka qenë për asfalt dhe kanalizime kryesisht të dobëta sepse 80 përqind e kanalizimeve që janë ndërtuar këto kohë nuk janë duke funksionuar. Paramendoni sa dëmi u është bërë qytetarëve të Drenasit”, u shpreh Drenori në Debat pernime për Drenasin të moderuar nga Jeta Xharra.

Debatin e plotë për Drenasin mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

Burimi:kallxo.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz