BallinaLajmeNju Jork, takohen Thaçi e Erdoğan

Nju Jork, takohen Thaçi e Erdoğan

Të ngjajshme

‘Ju akoma s’e dini’, çka po paralajmëron Stresi?

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur gjerësisht...

Flick, Arbeloa dhe Simeone dalin kundër thirrjeve islamofobe në ndeshjen Spanjë – Egjipt

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka deklaruar se është...

Kapet mbi 5 kg marihuanë në Gjakovë, arrestohet një person

Një aksion i Policisë së Kosovës i zhvilluar sot...

FSK me ushtrime për ngritjen e gatishmërisë operacionale dhe profesionale

Me qëllim ngritjen e gatishmërisë operacionale dhe përgatitjes profesionale...

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në krye të delegacionit të Kosovës, u takua mbrëmë me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të takimeve në seancën e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork.

I shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, presidenti Thaçi i shprehu falënderimin presidentit Erdoğan për mbështetjen e gjithmbarshme të Turqisë dhënë Kosovës.

Ai tha se Kosova i është mirënjohëse Turqisë për rolin e saj në përkrahjen e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe njohjen nga vendet e tjera.

Kreu i shtetit ftoi për rritjen e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në ekonomi.

Presidenti Thaçi e ftoi presidentin Erdoğan që ta vizitojë Kosovën në të ardhmen e afërt në funksion thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz