back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeSenatorja nga Iowa uron Kryeministrin Haradinaj

Senatorja nga Iowa uron Kryeministrin Haradinaj

Të ngjajshme

Moti për të mërkurën: Diell dhe temperatura deri në 32 gradë

Të mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht me diell...

Kushtetueses i kërkohet të mos lejojë “veto” për Listën Serbe

“Veto” për Listën Serbe e ka cilësuar presidentja Vjosa...

Argjentina pëson humbje pa Lionel Messin

Kombëtarja e Argjentinës e ka mbyllur ciklin kualifikues në...

Peci: Osmani iu bashkua Albin Kurtit në politikën e ‘bixhozit’

Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, në “Click” të RTV21,...

Gashi për ngërçin politik: Nëse nuk zgjidhet shpejt, rrezikojmë kolaps si Greqia

Ish- ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi, ka...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar urim për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës nga Senatorja e shtetit Iowa (ShBA), Joni K. Ernst.

Në urim thuhet:

I nderuari kryeministër Haradinaj,

Ju lutem pranoni urimet e mia për zgjedhjen tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës. Në këtë rol të ri, do të keni mundësinë të udhëhiqni kosovarët në një epokë të ndërtimit të paqes, reformave dhe zhvillimit ekonomik. Mezi pres që të forcojmë lidhjet tona dypalëshe dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë në rajon.

Siç e dini mirë, Kosova ka një marrëdhënie të veçantë me shtetin e Iowa-s.

Qeveria juaj ka pritur me zemërgjerësi qindra pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Iowa-s të cilët luajnë rol kyç në sigurinë e Kosovës.

Kam kënaqësinë që të punojmë bashkërisht përmes Programit të Partneritetit Shtetëror. Si shtete simotra, e vlerësoj lartë këtë marrëdhënie dhe mezi pres që të punoj me ju, si dhe me gjithë Qeverinë e Kosovës në këtë periudhë të re.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz