BallinaLajmeMiratohet buxheti i komunës së Drenasit për vitin 2018

Miratohet buxheti i komunës së Drenasit për vitin 2018

Të ngjajshme

Robert Berisha në një moment shumë të lumtur me të bijën

Këngëtari Robert Berisha është i njohur për natyrën e...

Kurti i mbledh herët në mëngjes ministrat nesër

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës...

E rëndë në Gjirokastër, 10-vjeçari denoncon 17-vjeçarin për ngacmim seksual

Një 17-vjeçar po hetohet nga policia në Gjirokastër pasi...

Asambleja komunale në Drenas, ka miratuar me unanimitet buxhetin për vitin 2018.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përgëzuar asambleistët komunal që ishin unik për buxhetin, por ai ka falënderuar edhe deputetët tjerë që kanë kontribuar që të hartohet dhe miratohet buxheti komunal.

Madje, Lladrovci ka theksuar se në vitin e tretë, çështja infrastrukturore në Drenas, do të përmbyllet në të mirën e qytetarëve të komunës së Drenasit.

“Sot, kam kënaqësinë, ta njoftoj opinionin se Komuna e Drenasit, ka aprovuar buxhetin për vitin 2018, i projektuar dhe planifikuar me nevojat dhe kapacitetet tona.

Po ashtu, njoftoj opinionin se sot, si kurrë më parë, asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës, në asamblenë e Drenasit, kanë qenë unik, duke mundësuar miratimin e buxhetit dhe duke fuqizuar përkushtimin tonë për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të komunës së Drenasit.

Falënderoj edhe asamblistët tjerë që kontribuuan në hartimin dhe aprovimin e tij, buxhet i cili do të sjell realizimin e disa investimeve që padrejtësisht komunës tonë i kanë munguar.

Kam theksuar edhe më herët se në vitin e tretë, çështja infrastrukturore në Drenas, do të përmbyllet në të mirën e qytetarëve të komunës tonë!”, ka njoftuar Lladrovci përmes facebook’ut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz