back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeMarrëveshja në Arbitrazh Ndërkombëtar shtyn liberalizimin

Marrëveshja në Arbitrazh Ndërkombëtar shtyn liberalizimin

Të ngjajshme

Ekskluzive: Erdogan Brando në bisedime me Rahovecin

Ish-futbollisti i njohur, tani trajneri Erdogan Brando është pranë...

Theret me thikë një person në Prishtinë, rasti po hetohet

Një person është therë me thikë në rrugën “Ilir...

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri-Letoni

Na ndajnë edhe pak orë nga fillimi i ndeshjes...

Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” ka folur për vendimin e kryeministrit Haradinaj që ta shkarkojë Komisionin për Demarkacion, ku, sipas tij, duhet respektuar vendimi i shefit të Qeverisë.

Sa i përket dërgimit të Marrëveshjes së Demarkacionit në Arbitrazh Ndërkombëtar, Chabert ka thënë se për këtë nevojitet marrëveshja mes dy palëve dhe nuk ka ndonjë indikacion që Mali i Zi është i gatshëm të pranojë të rihapë temën, të cilën e konsideron të zgjidhur përfundimisht.

“Nga ana tjetër, të kujtojmë se në rastin e mosmarrëveshjes territoriale midis Kroacisë dhe Sllovenisë, Gjykatës së Arbitrazhit të Përhershëm në Hagë i janë dashur tetë vjet për të marrë një vendim. Unë dyshoj që populli i Kosovës do të jetë i disponuar të presë kaq shumë kohë për liberalizimin e vizave”, ka nënvizuar ai.

Zëri: Për ta kaluar Marrëveshjen e Demarkacionit nevojiten 2/3 e votave të deputetëve, të cilat nuk i ka Qeveria e re. Si të gjendet zgjidhja për miratimin e një marrëveshjeje të tillë?

Chabert: Ky është një problem që i përket klasës politike në Kosovë dhe sidomos parlamentarëve te të cilët duhet të mbizotërojnë interesat e përgjithshme para kalkulimeve politike. Pritjet e njerëzve për liberalizimin e vizave janë të mëdha dhe varet nga deputetët e zgjedhur nga populli për t’u përgjigjur aspiratave të popullit. Prandaj është përgjegjësia e tyre për të votuar për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike.

Zëri: A mund të hiqet kushti i Demarkacionit nëse Qeveria e Kosovës e dërgon këtë marrëveshje në Arbitrazh Ndërkombëtar?

Chabert: Për Arbitrazh nevojitet marrëveshja e të dyja palëve dhe nuk ka asnjë indikacion se Mali i Zi, i cili ka nënshkruar dhe ka ratifikuar Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit të saj me Kosovën, është i gatshëm të pranojë të rihapë temën, të cilën ai e konsideron të zgjidhur përfundimisht. Nga ana tjetër, të kujtojmë se në rastin e mosmarrëveshjes territoriale midis Kroacisë dhe Sllovenisë, Gjykatës së Arbitrazhit të Përhershëm në Hagë i janë dashur tetë vjet për të marrë një vendim. Unë dyshoj që populli i Kosovës do të jetë i disponuar të presë kaq shumë kohë për liberalizimin e vizave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz