back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeLDK-ja i përgjigjet ftesës së Zafir Berishës për rrëzimin e Qeverisë ‘Haradinaj’

LDK-ja i përgjigjet ftesës së Zafir Berishës për rrëzimin e Qeverisë ‘Haradinaj’

Të ngjajshme

NATO me buxhet ushtarak prej gati 3 miliardë dollarësh për vitin 2026

Aleatët e NATO-s kanë rënë dakord për buxhetet e...

Krasniqi pas hapjes së fushatës: E nisëm në Prizren, për të vazhduar në mbarë Kosovën

Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas hapjes së fushatës...

Të paktën 4 të vdekur në sulmin e ri amerikan ndaj një motoskafi në Paqësor

Ushtria amerikane njoftoi të mërkurën se kishte nisur një...

Banorët e hedhin Labin në “mbeturina”

Disa nga banorë të shtëpisë së Big Brother VIP...

Ftesës së deputeti të Nismës, Zafir Berisha, drejtuar dy partive opozitare, “Vetëvendosjes” dhe LDK-së, për ta t’i bërë votat e nevojshme për rrëzimin e Qeverisë ‘Haradinaj’, i është përgjigjur  LDK-ja.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i përdorë të gjitha veprimet demokratike për rrëzimin e kësaj Qeverie.

Madje Hoti ka thënë se është në interes të vendit që sa më parë të dalë koalicioni dhe kryeministri të japin vetë dorëheqje, të mos presin.

“Është në interes të vendit që sa më parë vetë publikisht koalicioni dhe vetë kryeministri të japin dorëheqje, mos ta presin rrëzimin e Qeverisë, sepse sot nuk i kanë 61 vota në Kuvend të Kosovës dhe kështu nuk funksionon Kuvendi… Do t’i përdorim të gjitha veprimet demokratike për të mos lejuar që të qeveriset vendi kështu”, ka thënë ai për “Zërin”.

Sipas Hotit, kjo Qeveri qysh në fillim ka filluar duke u shkelur rregulloret, duke u shkelur Kushtetutën dhe është pa asnjë program të qartë. “Kemi për ta siguruar rrugën pro evropiane që ne e kemi nisur me Qeverinë e kaluar bashkë me partnerët tanë”, theksoi Hoti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz