back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeVdekjet e dyshimta në QKUK, ende pa rezultat konkrete

Vdekjet e dyshimta në QKUK, ende pa rezultat konkrete

Të ngjajshme

Von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm i lëshojmë 205 milionë euro Kosovës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vendimin...

Uzuni i bindur se Shqipëria ka gjasa reale për kualifikim në Botëror

Myrto Uzuni ka folur së fundmi për “FSHF TV”,...

Deliu-Kodra: Afera e “Ibër-Lepencit” dëshmon kapjen e shtetit nga një grup i njerëzve

Kandidatja e PDK-së për deputete, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë...

Heqja e masave ndaj Kosovës, vjen reagimi nga Ursula von der Leyen

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka thënë se ka...

Prokuroria e Shtetit po i vazhdon hetimet në lidhje me rastet e vdekjeve të cilësuara si të dyshimta, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zëdhënësi në Këshillin Prokurorial të Kosovës, Ekrem Lutfiu i tha Radios Evropa e Lirë se ende nuk ka ndonjë rezultat konkret nga hetimet në lidhje me vdekjet e dyshimta, derisa shtoi se hetimet po vazhdojnë.

Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po i zhvillojnë hetimet për rastin konkret. Jemi në pritje të raportit të autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për të vdekurit, vdekja e të cilëve është cilësuar si e dyshimtë. Për momentin nuk mund të japim informata tjera për shkak të vazhdimësisë së hetimeve”, tha Lutfiu.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, më 7 shtator, kanë vdekur dy persona, nga siç thuhet, komplikimet gjatë operacioneve. Vdekja e tyre është cilësuar si e dyshimtë.

Shemsi Vesli, anëtar i Bordit drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, i tha Radios Evropa e Lirë se ende nuk ka raport përfundimtar, derisa shton se përpos gazit medicinal, është duke u hetuar edhe cilësia e barnave të përdorura gjatë operacioneve.

Ne jemi duke i analizuar edhe cilësinë e barnave, ndonëse kemi garanci s e gjithçka është në rregull, ne po presim raportin përfundimtar. Por tash për tash pista e hetimeve është ngushtuar dhe dyshimi kryesor mbetet tek bombolat e gazit medicinal”, tha Vesli.

Po i presim përgjigjet përfundimtare edhe nga Prokuroria, meqë tashmë janë marrë mostrat e gjakut dhe indeve dhe sipas informatave që i kemi analizat do të dërgohen në tre ose katër laboratorë dhe të dihet saktë shkaktari i vdekjes”, shtoi Veseli.

Sipas tij, të gjitha bombolat e gazit tashmë janë larguar nga sallat derisa sallat operative në Klinikën e Kirurgjisë, tashmë po funksionojnë vetëm për rastet emergjente.

Përveç dy rasteve të vdekjeve në sallat operative, ndërkohë Policia ka konfirmuar se po heton edhe të paktën dy raste tjera, që ishin raportuar nga familjarët, po ashtu si vdekje të dyshimta.

Duke iu referuar njërit rast, në komunikatën e Policisë, thuhet se për vdekjen e një gruaje, ankuesi dyshon për pa kujdesi dhe pajisjet mjekësore. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz