back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeJa çfarë do t’iu bënte njerëzve udhëtimi në Mars

Ja çfarë do t’iu bënte njerëzve udhëtimi në Mars

Të ngjajshme

Vdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë

I paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, me...

Dajaku: Kjo është një nga fitoret më të mëdha në histori të Kosovës

Emisioni sportiv “Favorit” vjen me një edicion special sonte,...

Osmani e Kurti festojnë bashkë golin e Kosovës ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri...

Imri Ahmeti pritet ngrohtë në Shalë

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, është pritur ngrohtë në...

Një grup njerëzish i kanë kaluar plot tetë muaj në një ishull të largët për të gjetur se çfarë do t’iu bënte atyre udhëtimi në Mars.

Ata e kanë simuluar një mision në Mars në ishullin Honolulu, Hawaii, transmeton Express.

Ata morën pjesë në një studim për ndikimet psikologjike të një misioni të gjatë në hapësirë. NASA-s i nevojitet kjo informatë për planin e saj për t’i dërguar njerëzit në Mars nga viti 2030.

“Ky është misioni ynë i pestë. Kemi mësuar shumë gjatë këtyre pesë misioneve. Kemi mësuar se konflikti, madje edhe në ekipet më të mira, do të shpërthejë. Prandaj, ajo që është më rëndësi është se të kesh një ekip që e merr veten shpejt si individë dhe si grup dhe që është në gjendje ta shohë konfliktin dhe të dalë nga ai”, ka thënë Kim Binsted, hulumtuese në Universitetin e Hawaii.

Një udhëtim në Mars do të marrë 2.5 deri në 3 vjet kohë, prandaj të kalosh mirë është thelbësore.

Gjatë misionit ekipi ka luajtur lojëra për ta matur pajtueshmërinë e tyre dhe nivelet e stresit.

Ata gjeten një analogji të habitshme për të mbijetuar në hapësirë.

“Mbani mend se sistemet e tualeteve po ashtu janë sistem dhe janë sistem i gjallë. Prandaj, qëndroni të balancuar me to dhe lejoni t’iu flasin. Nëse iu vije një erë e caktuar apo veprojnë në një mënyrë të caktuar, atëherë po tentojnë t’iu thonë diçka, prandaj dëgjojini”, ka thënë Ansley Barnard, inxhiniere  në Misionin 5 “HI-SEAS”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz