back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeRasti i vrasjes së Aulon Zekës kalon në Departamentin për të mitur

Rasti i vrasjes së Aulon Zekës kalon në Departamentin për të mitur

Të ngjajshme

Kuvendi miraton zgjatjen buxhetore, sigurohen pagat për muajin mars

Me 99 vota për, Kuvendi i Kosovës ka miratuar...

Kuvendi miraton rezolutën në mbrojtje të krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë

Kuvendi i Kosovës ka votuar rezolutën mbrojtjen e krerëve...

Betohen deputetët e rinj që zëvendësuan ata që zunë poste ministrore

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës është paraprirë...

Vjosa Osmani pret në Presidencë Shkurte Fejzën

Këngëtarja Shkurte Fejza Behluli ka zhvilluar një takim, siç...

Formacionet zyrtare: Atlético Madrid – Barcelona, gjysmëfinalja e Copa del Rey

Janë publikuar formacionet zyrtare për gjysmëfinalen e Copa del...

Mbrëmjen e së dielës policia në Prishtinë arrestoi dy persona, një femër dhe në mashkull, të dyshuar në lidhje me vrasjen e 16 vjeçarit Aulon Zekës.

Policia konfirmoi se të arrestuarit janë një mashkull dhe një femër, që të dy të moshës së mitur, ndërsa sot Prokurori i këtij rasti, Valdet Gashi në një prononcim për Express tha se kjo lëndë tashmë ka kaluar tek Departamenti i Prokurorisë së rasteve për të mitur.

Tutje Gashi në prononcimin e tij ka thënë se pritet që gjatë 24 orëve të cilat llogariten që nga koha e arrestimit, të caktohet dhe shqiptimi i masës pasi dhe ky është dhe afati i vetëm ligjor që një i mitur i dyshuar duhet të dal para Gjykatës, transmeton Klan Kosova.

16 vjeçari Aulon Zeka, u gjend i vrarë në afërsi të shkollës ”Model”,  në mesditën e së shtunës.

Dy të dyshuarit janë arrestuar nga Policia e Kosovës në orët e mbrëmjes së të dielës.

Me rekomandim të Prokurorit të Shtetit, dy të arrestuarit janë dërguar në Qendrën e mbajtjes për 48 orë, ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Jozyrtarisht, Express ka mësuar edhe se vajza e arrestuar është e dashura e të dyshuarit për vrasjen e Zekës. /Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz