back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaRegjionaleKjo është dhurata që kryeministri Haradinaj la në dasmën e djalit të...

Kjo është dhurata që kryeministri Haradinaj la në dasmën e djalit të Jetullah Gecit (FOTO)

Të ngjajshme

Dështon Chelsea të mbajë epërsinë, barazon me Leedsin

Ka përfunduar ndeshja mes Chelseat dhe Leeds Unitedit. “Blutë”, dështuan...

Kaq ishte fuqia e tërmetit në Kosovë ( FOTO)

Një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter ka goditur...

Mbase është hera e parë në historinë e institucioneve të Kososovës kur Qeveria nderon në këtë formë një familje me rastin e martesës së djalit të tyre.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në dasmën e Arbër Gecit dhe Blertës, dhe me vete ka sjellë një urim në mënyrë institucionale, shkruan Magazina.al.

Në këtë urim zyrtar që mban logon e Qeverisë së Kosovës, Haradinaj ka uruar çiftin për martesën. “Në emrin tim personal, të familjes dhe kolegëve ju rojë jetë të gjatë e të lumtur dy të rinjëve”, shkruan mes tjerash në urimin që mban vulen e kryeministrit të Kosovës.Krahas urimit, Haradinaj i ka dhuruar çiftit të ri edhe Hartën e Artë të Kosovës, simbol ky që ipet në raste të veçanta.

Sigurisht se një veprim i tillë çfare u ka bërë Haradinaj dhe Qeveria e Kosovës, ka nderuar familjen e Jetullah Gecit, e njohur jo vetëm në Drenicë por edhe me gjerë për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës. Jetullah Geci, ish komandant i Brigadës 112 Arben Haliti, ishte njëri ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të komandantit legjendar Adem Jashari me të cilin shumë herët kryen aksione kundër forcave serbe në Drenicë. Magazina.al

Të Fundit

Sport

ShowBiz