back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeVATRA shpreson dhe uron që Haradinaj të forcojë lidhjet me Amerikën

VATRA shpreson dhe uron që Haradinaj të forcojë lidhjet me Amerikën

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar telegram urimi nga Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA.

Në telegramin e urimit thuhet:

Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” uron z. Ramush Haradinaj me rastin e zgjedhjes së tij në detyrën e lartë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe i uron suksese në përmbushjen e Misionit të tij në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe interesat e Kosovës.

VATRA uron që z. Haradinaj në krye të Qeverisë, me energjinë dhe besnikërinë e tij ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj, të çojë përpara arritjet, ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike, të përballojë suksesshëm sfidat që kërkon integrimi europian dhe ai euroatlantik, të forcojë institucionet dhe të konsolidojë shtetin ligjor.

VATRA shpreson se lufta kundër korrupsionit, trafiqeve, papunësisë, do të jenë prioritete të qeverisë Haradinaj, pa lënë mënjanë problemet e mbartura, përfshirë dhe çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

VATRA shpreson dhe uron që Qeveria e z. Haradinaj të forcojë lidhjet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të rrisë bashkëpunimin me diasporën në botë, veçanërisht me atë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të thithë investimet e huaja,  dhe të jetë efektive në rrugëtimin europian të Kosovës. 

Të Fundit

Sport

ShowBiz