back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeRaportet e këqija me Hashim Thaçin janë arsye pse Hahn nuk vjen...

Raportet e këqija me Hashim Thaçin janë arsye pse Hahn nuk vjen në Kosovë?

Të ngjajshme

Ky është i dyshuari për antentatin në Shkodër që la të vdekur dy persona

Ragip Gila dyshohet të jetë autori i atentatit në...

Publikohen pamjet e arrestimit të të dyshuarit nga atentati në Shkodër

Janë publikuar edhe pamjet teksa i dyshuari për vrasjen...

​Yamal humb pasaportën në Turqi

Lamine Yamal e ka humbur pasaportën gjatë vizitës së...

Komisionari për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe për Negociatat për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, do ta vizitojë Serbinë, të premten, një ditë pasi Kosovën e vizitoi një zyrtare tjetër e BE-së.

Gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, Angelina Eichhorst, Zëvendësdrejtoreshë Menaxhuese për Evropë dhe Drejtoreshë për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Evropian, ka thënë se Kosova ka perspektivë evropiane, por se duhet të plotësojë kushtet e përcaktuara.

Nuk dihet nëse shkak i mosardhjes së Hahn në Kosovë janë sulmet që i kishte bërë Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

I pari i Kosovës e kishte akuzuar gjatë muajit prill Hahnin se po merret vetëm me Serbinë.

“Federica Mogherini të paktën përpiqet të ruajë të njëjtën dinamikë në Ballkanin Perëndimor, derisa komisionari Hahn për fat të keq nuk është fare prezentë në Evropën Juglindore”, deklaronte Thaçi.

Presidenti i Kosovës kishte thënë se Hahn përkujdeset vetëm për Serbinë dhe për asnjë vend tjetër në Ballkanin Perëndimor, teksa kishte kërkuar një angazhim më të shtuar të BE’së në Ballkan, për të ulur ndikimin rus, i cili është duke u rritur.

Gjatë qëndrimit në Beograd, të premten, Hahn do të ritheksojë angazhimin e BE’së për integrimin e Serbisë në bllokun evropian, dhe mbështetjen e Brukselit për procesin e saj të reformave.

Ai do të diskutojë për gjendjen e procesit të anëtarësimit të Serbisë, si dhe për çështjet me prioritet, si krijimi i Zonës Ekonomike Rajonale dhe zbatimi i agjendës së ndërlidhjes rajonale.

Hahn do të takohet më 15 shtator me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq; me kryeministren Ana Brnabiq; dhe me zëvendëskryeministrin e parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz