back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeDetaje rreth vrasjes dhe plagosjes në Pejë: Babë e bir u qëlluan...

Detaje rreth vrasjes dhe plagosjes në Pejë: Babë e bir u qëlluan me sëpatë dhe armë zjarri nga autori i krimit

Të ngjajshme

Parashikimi i motit për sot: Kryesisht me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë fundjave...

Mot me diell, temperaturat deri në 30°C

Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas...

Zelensky: Ukraina gati të furnizojë Sllovakinë me gaz e naftë

Ukraina është e gatshme të furnizojë me gaz dhe...

Ndalohet për 48-orë mësuesi që ushtroi dhunë ndaj një nxënësi në Istog

Një incident ka ndodhur në shkollën “Avni Rrusteni” në...

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se gjatë ditës së sotme ka ndodhur një vrajës në Pejë. Në njoftonin e Policisë është bërë me dije se është arrestuar personi i dyshuar që e ka kryer këtë vepër. Polica ka bërë me dije se viktima ka nderuar jetë pasi është goditur me sëpatë.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë Kosovës Pejë, Njësia Rajonale e Hetimeve, në bashkëpunim edhe me njësite tjera policore, sot më datë 14 shtator 2017 ka arrestuar personin e dyshuar shtetasin F. Ll.( 1971) për shkak të dyshimit bazuar se ka kryer veprën penale të Vrasjes së shtetasit I.G.(1936) dhe plagosjes së shtetasit F.G.(1985). Policia e Kosovës sot rreth orës 15:10 ka pranuar informacion se në rrugën ‘Muharrem Kelmendi’ në Pejë, kishte një incident me persona të plagosur. Njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe në lokacione tjera të nevojshme. Sipas të dhënave hetimore, mësohet se i dyshuari pasi që e ka kanosur viktimën I.G., të njëjtin e ka qëlluar me sëpatë në kokë, me ç’rast viktima është transportuar me ndihmën e qytetarëve deri në Spitalin rajonal në Pejë dhe përkundër përpjekjeve të ekipit emergjent mjekësor për t’i shpëtuar jetën i njëjti ka ndërruar jetë në ora 16:04”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia thotë se viktima tjetër F.G. është hasur në vendin e ngjarjes, në një pozitë gjysmë të shtrirë me një pistolete në dorë, ai kishte dy plagë nga arma e zjarrit.

“Policia e çarmatos personin dhe njofton autoambulancën e cila nga vendi i ngjarjes e transporton viktimën ne spitalin rajonal Pejë”, thuhet në njoftim.

Policia pastaj lokalizon dhe arreston personin e dyshuar nga i cili e konfiskon armen me të cilën është plagosur viktima F.G.,po ashtu ka konfiskuar mjetin (sëpatën) me i cilën është plagosur viktima I.G. (tani i vdekur)

Sipas njoftimit mjekësor gjendja shëndetësore e personit plagosur është e rëndë, por stabile. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit rajonal DRP Pejë, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz