Festim Alidema ka shënuar gol në ndeshjen Vllaznia Pozheranit – Trepça ’89, e vlefshme për Vala Super Ligën e Kosovës.
Talenti kosovar realizoi për rezultatin 2 me 1 në fund të pjesës së parë, gol ky që e emocionoi shumë futbollistin, shkruan indeksonline.
Kujtojmë se Festimi para disa muaji humbi katër anëtar të familjes në aksidentin e shumë përfolur që ndodhi në rrethrrotullimin në Prishtinë.

