back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeKryeministri Haradinaj priti ambasadorin e SHBA-së, Greg Delawie

Kryeministri Haradinaj priti ambasadorin e SHBA-së, Greg Delawie

Të ngjajshme

ATK del me njoftim për tatimpaguesit me borxhe, mund të përfitojnë zbritje të gjobave

Administrata Tatimore e Kosovës u ka rikujtuar tatimpaguesve që...

Blerta Deliu para seancës: PDK-ja nuk do ta votoj Kryeparlamentarin e as Qeverinë

Sot pritet të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit...

Kuvendi mblidhet nga ora 17:00 në seancë konstituive, ky është rendi i ditës

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancën...

Japonia ndryshon rregullat e futbollit, nuk do të ketë më barazim!

Japonia ka bërë revolucion në kampionatin e futbollit. Liga J1...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në ditën e parë të punës priti sot në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie.

Kryeministri Haradinaj dhe ambasadori Delawie biseduan për përmbylljen e procesit të krijimit të institucioneve të vendit dhe nevojën e përshpejtimit të përmbushjes së agjendës qeverisëse. Kryeministri Ramush Haradinaj theksoi përkushtimin e qeverisë së re në dinamizimin e proceseve nëpër të cilat po kalon vendi dhe në avancimin e qeverisjes së mirë, konsolidimin ndërkombëtar të vendit, si dhe përshpejtimin e rrugës së integrimeve euro-atlantike për Kosovën. Kryeministri Haradinaj theksoi se përkrahja e SHBA-së për Kosovën në të gjitha fushat është jetike.

Ambasadori i SHBA-së Greg Delawie e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për detyrën si dhe për krijimin e institucioneve të reja, dhe shprehu besimin në punën e përbashkët për avancimin e përparimit të Kosovës në të mirë të qytetarëve të saj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz