BallinaBotëKrizë humanitare në Bangladesh, 313.000 myslimanë rohingya ikin nga Myanmari

Krizë humanitare në Bangladesh, 313.000 myslimanë rohingya ikin nga Myanmari

Të ngjajshme

Qeveria e Shqipërisë ul me 20 përqind akcizën e karburanteve

Qeveria e Shqipërisë ka vendosur sot të ulë me...

Kollçaku: Jam kandidate për presidente, deri tani

Kanë kaluar më shumë se një javë nga vendimi...

Gattuso dhe Gravina flasin pas dorëheqjeve respektive nga kombëtarja dhe federata

Gennaro Gattuso largohet nga Kombëtarja e Italisë me “zemër...

Pas ndeshjes Kosovë-Turqi, Yildiz publikon foton duke ngushëlluar Zhegrovën

Zhgënjimi për humbjen e Kosovës dhe mosrealizimin e ëndrrës...

Të paktën 313.000 refugjatë myslimanë të etnisë rohingya kanë ikur nga Myanmari në dy javët e fundit dhe kanë kërkuar strehim në Bangladesh, ka thënë sot ISCG.

Të paktën 477.000 refugjatë të uritur dhe traumatizuar kanë kërkuar strehim në Bangladesh që nga tetori i vitit 2016, transmeton Express.

Eksodi e ka shtuar presionin ndaj agjencive dhe komuniteteve humanitare, të cilat veçse kanë qenë duke i ndihmuar qindra mijëra refugjatë nga ngjarjet e kaluara të dhunshme në Myanmar.

Ndërkohë sot, shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Zeid Ra’ad al-Hussein, tha se operacionet e sigurisë ndaj myslimanëve të etnisë rohingya në Myanmar duken sikur libër shembull për spastrim etnik.

Al-Hussein i ka bërë thirrje qeverisë së Myanmar t’i japë fund operacionit të vet ushtarak e mizor ndaj myslimanëve. /Express/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz