back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaRegjionaleAtë që nuk e bëri shteti dhe komuna, e bëri biznesmeni nga...

Atë që nuk e bëri shteti dhe komuna, e bëri biznesmeni nga Skënderaj (foto)

Të ngjajshme

Fisnik Asllani bëhet futbollisti më i vlefshëm i Kosovës

Sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani është bërë lojtari më...

Dalja nga AKK e komunave veriore, Krasniqi potencon shkeljet procedurale

Ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert...

Klinaku për rastin e Kurtit: Gjykata vendosi drejt, nuk kishte vepër penale

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën për hudhjen...

Arrestohet në Mal të Zi, 31-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një 31-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për...

“Doku” merr përkrahje në fshatin e Ramush Haradinajt

Arbër Tolaj, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës...

Besnik Ahmeti, djali i dëshmorit Malush Ahmeti, ndjehet i zhgënjyer me trajtimin e varrezave të dëshmorëve në fshatin Rezallë.

Sipas fotove që ka postuar Besniku, në Facebook, shihet se varrezat ku edhe pushon babai i tij  dëshmorë, janë në gjendje të  mjerueshme dhe për mirëmbajtjen e tyre nuk kujdeset askush. Ai këtë pakujdesi e quan marri.

“Kur është puna me u krenu, të parët jemi! Kur është puna me bë diqka për dëshmorët, jemi të fundit. Marri ju qoftë prej të parit deri te I fundit…cfarë gjendje i kanë lënë varrezat në Rezallë”, ka shkruar Besniku, përcjell Drenicapress.

Fotografia e Besnik M Ahmeti

Fotografia e Besnik M Ahmeti

Me mirëmbajtjen e varrezave të dëshmorëve duhet të merret shteti dhe komuna, në këtë rast komuna e Skënderajt, e cila kësaj radhe nuk ka marrë mundin që të mirëmbajë varrezat e dëshmorëve në fshatin Rezallë.

Por biznesmeni nga Rezalla, Rrustem Rukolli, ka qenë shumë i shpejtë, duke bërë pastrimin e këtyre varrezave me punëtorët e firmës së tij “Rukolli”.

Pos kësaj, Drenicapress mëson se Rukolli ka punësuar edhe një person i cili për cdo ditë do të përkujdeset për mirëmbajtjen e këtyre varrezave!/Drenicapress.info/

Fotografia e Besnik M Ahmeti

Fotografia e Besnik M Ahmeti

Fotografia e Besnik M Ahmeti

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz