Kuvendi i Kosovës ia huqi me numërimin e drejtë të votave për Qeverinë Haradinaj.
Nga kryesuesi Kadri Veseli u diktua se Qeveria kalon me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, por nuk ishte ashtu.
Deputeti i Nismas, Zafir Berisha e mbajti fjalën dhe nuk e votoi Haradinajn. Ai abstenoi.
Veseli i kërkoi falje që ia tjetërsoi votën e tij, duke thënë se Qeveria u votua nga 61 deputetë dhe me një abstenim nga Zafir Berisha.


