BallinaLajmeQeveria Haradinaj, emrat që do ta përbëjnë kabinetin qeveritar

Qeveria Haradinaj, emrat që do ta përbëjnë kabinetin qeveritar

Të ngjajshme

SHBA konfirmon rrëzimin e avionit luftarak F-15 nga iranianët, fati i ekuipazhit nuk dihet

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin...

Gjykata rrëzon shumicën e akuzave të Blake Lively kundër Justin Baldonit!

Aktori Justin Baldoni dhe ekipi i tij ligjor kanë...

Guardiola i thotë shkurt Rodrit: Nëse nuk je i lumtur, largohu!

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka komentuar spekulimet...

Nesër dorëzon detyrën/ Këto ishin momentet e para të Osmanit si presidente

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nesër do...

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, Ramush Haradinaj do të përballet sot me votimin në Kuvendin e Kosovës për kabinetin qeverisës, i cili sipas Kushtetutës, do të merr besimin për qeverisjen e vendit për katër vitet e ardhshme. Ndonëse ende nuk janë zyrtarizuar të gjithë emrat e ministrave, Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar:

Enver Hoxhaj- Zëvendërkryeministër

Rexhep Hoti – Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve

Abelard Tahiri – Ministër i Integrimeve dhe Diasporës

Dhurata Hoxha – Ministre e Drejtësisë

Uran Ismajli – Ministër i Inovacionit

Agron Mustafa – Ministër i Financave

Besim Beqaj – Ministër i Shëndetësisë

Ka qenë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, partia e parë në koalicion që ka zbuluar zyrtarisht emrat e ministrave nga radhët e saj, raporton Indeksonline. Kjo parti do të udhëheqë vetëm më dy ministri:

Rrustem Berisha – Ministër i FSK-së

Pal Lekaj- Ministër i Infrastrukturës

Edhe Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit ka dhënë emrat e katër ministrive me të cilat do të udhëheqë.

Behgjet Pacolli- Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme

Flamur Sefaj- Ministër i Punëve të Brendshme

Valdrin Lluka- Ministër i Zhvillimit Ekonomik

Albena Reshitaj- Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Në anën tjetër, Lista Serbe do të ketë një zëvendës kryeministër i cili ende nuk është caktuar dhe po ashtu do të udhëheqë me tri ministri.

Nenad Rikallo- Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Ivan Teodosijeviq- Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal

Dalibor Jevtiq- Ministër për Kthim dhe Komunitete

Kurse ministrat e NISMA për Kosovës ende vazhdojnë të mbesin të panjohur. Partia e Limajt do ta drejtoi Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë si dhe postin e një zëvendëskryeministri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz