BallinaLajmeAksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 37 vjeçar

Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 37 vjeçar

Të ngjajshme

Bild: Osmanin e njohën në Kosovë, këtu vetëm pas debutimit me Bayernin!

Erblin Osmani, 16 vjeç, bëri debutimin e tij të...

Kryeprokurori e konfirmon vrasjen e një personi në Podujevë

Një person është vrarë mbrëmjen e së dieles në...

“Zoti i vraft”, reagon ashpër Shkurte Fejza

Videot me ‘AI’ janë bërë të shpeshta, sidomos kur...

Vetura godet për vdekje një këmbësor në Prizren

Sot rreth orës 18:30 në fshatin Piranë të Prizrenit...

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën rajonale Mitrovice-Skenderaj, pasi që drejtuesi i automjetit kishte dalë jashtë rrugës.

“Një 37 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur sot rreth orës 5 të mëngjesit në rrugën rajonale Mitrovicë-Skenderaj, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Lushtë”, ka thënë për Veriu.info Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.

Ai ka treguar se sipas rrethanave të vendit të aksidentit, drejtuesi i automjetit A.H. e kishte humbur kontrollin ndaj drejtimit të automjetit, ku ishte përplasur jashtë rrugës dhe si pasojë e lëndimeve kishte mbetur pa shenja jete.

Bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz