back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaKulturëKosova e gatshme për Creative Europe

Kosova e gatshme për Creative Europe

Të ngjajshme

Fushë-Kosova me QKMF të re, sot nënshkruhet marrëveshja për ndërtim

Fushë-Kosova po bëhet me Qendër të re Kryesore të...

Drejtori i Policisë së Shtetit: Kosova të bëhet anëtare e SEPCA-s

Në Vlorë, të martën ka përfunduar punimet Asambleja e...

SHBA-të shpallin bandën kolumbiane të kokainës një grup terrorist

Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar një organizatë famëkeqe të...

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në një takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova, me të cilën ka biseduar rreth çështjeve të interesit të përbashkët dhe bashkëpunimit të MKRS-së me këtë zyrë, sidomos në fushat që lidhen me kulturën.

Ndërmjet ministres Dumoshi dhe shefes së BE-së, Natalia Apostolova, u bisedua për procesin e aplikimit të Kosovës në programin Creative Europe, respektivisht për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Kosovës në Programet e BE-së: Erasmus +, Cosme, Evropa për Qytetarët dhe Evropa Krijuese.

Ministrja Dumoshi dhe shefja BE-së në Kosovë Apostolova u shprehën se ky është një hap i rëndësishëm për kulturën e Kosovës, meqë pjesëmarrja në Programin Evropa Krijuese dhe rëndësia e këtyre programeve për sektorin e kulturës dhe atë audioviziv është shumë e madhe.

Ministrja Dumoshi e falënderoi Apostoloven për përkrahjen e vazhdueshme që BE-ja i jep Kosovës në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore, sportit dhe rinisë, dhe u shpreh se ky bashkëpunim është tejet i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz