back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeAKR: I takon PAN-it që të bëj marrëveshje me Listën Srpska

AKR: I takon PAN-it që të bëj marrëveshje me Listën Srpska

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të AKR-së, Fatmir Matoshi, thotë se i takon koalicionit parazgjedhor PDK-AAK-NISMA që të bëjnë marrëveshjen me Listën Srpska për krijimin e institucioneve të reja në bashkëqeverisje PAN-AKR dhe minoritetet.

- Advertisement -

Këtë Matoshi e tha të mërkurën për Gazetën Express, pas raportimeve se Lista Srpska ka bërë kërkesa të papranueshme për t’u bërë pjesë e qeverisë së re.

“PAN’i ish dashtë me i sqaru me ta. Nuk janë çështje e jona”, tha anëtari i kryesisë së partisë së Behgjet Pacollit.

Fatmir Matoshi tha edhe se nuk është në dijeni për takime apo kërkesa të reja të Listës Srpska, siç u raportua të mërkurën.

“Unë, të paktën për vete nuk jam në dijeni, por besoj se ata [PAN] i kanë rregullu këto çështje me kohë”, përsëriti i njëjti, në një prononcim për Gazetën Express.

Nga ana tjetër, një portal i afërt me AKR’në e cila të hënën arriti marrëveshje me PAN’in për krijimin e institucioneve të reja me shef të ekzekutivit Ramush Haradinajn, ka raportuar sot se Lista Srpska po provon tash ta bllokojë konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e Qeverisë.

Portali në fjalë, duke u thirrur në burime të tyre shkruan se ka mësuar se paritë serbe të përfaqësuar me deputetë në Kuvendin e Kosovës janë duke vënë kushte të papërballueshme për koalicionin PAN-AKR.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz