BallinaLajmeHapet konkursi për pranim në konvikte

Hapet konkursi për pranim në konvikte

Të ngjajshme

“Unë të kam thënë Vëllai i Madh…”- Brikena ankohet për Mateon

“Unë të kam thënë Vëllai i Madh, të kam...

Ministri i Jashtëm i Omanit: Marrëveshja me Iranin ishte e mundur para luftës! SHBA u tërhoqën në konflikt

Një marrëveshje mes SHBA dhe Iranit ishte “realistisht e arritshme”...

Trump thotë se lufta me Iranin po ecën shumë më shpejt se sa ishte planifikuar

Presidenti amerikan, Donald Trump, në bisedën me kryeministren japoneze,...

Qendra Studentore ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në konvikte.

Drejtori i kësaj Qendre, Fatmir Sfishta ka treguar se nga kur mund të nisin aplikimet e studentëve dhe cilat janë kriteret e pranimit.

“Që nga nesër, të gjithë të interesuarit që të jenë pjesë e konvikteve mund të aplikojnë përmes uebfaqes zyrtare. Konkursi do të jetë i hapur 10 ditë për të gjithë studentët e interesuar”.

“Konkursi dhe kriteret janë të ngjashme me vitet e kaluara, kanë përparësi studentët me notë të mirë mesatare si dhe ata që vijnë nga kategoritë e ndryshme sociale dhe kategoritë e dala nga lufta”.

Sfishta në Kosova Direkt në Klan Kosova ka treguar edhe se cilët studentë kanë përparësi për pranimin në konvikte.

“Si kategoriu primare janë fëmijët e dëshmorëve, ata të veteranëve të luftës, studentët me gjendje jo të mirë sociale, ata që janë të hendikepuar fizikisht ose që kanë prindër e anëtarë të pagjetur të familjes. Këto kategori do të kenë fillimisht pikë shtesë për pranim dhe më pas edhe lirim nga pagesa për qëndrim në konvikte”.

Ai ka treguar poashtu se ndërtimi i konviktit me numër 8 nuk ka përfunduar akoma dhe se ata që do të vendosen në këtë komvikt do të kenë një vonesë në akomodim.

“Konvikti me numër 8 ka 305 shtretër shtesë por pritet të përfundojë në muajin tetor. Vendosja e studentëve në këtë konvikt do të bëhet me vonesë”.

Sipas drejtorit të Qendrës Studentore, ka përmirësime në konvikte, krahasuar me vitet e kaluara.

“Kemi shtuar dhe kemi intervenuar në shumë hapësira rekreative dhe sportive që studentët të kenë jetën më aktive”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz