I lindur në Tetovë të Maqedonisë, shqiptari Agim Beqiri dikur ishte reprezentues i Jugosllavisë në sportin e mundjes dhe oficer i Armatës Popullore Jugosllave (APJ).
“Shqiptari që na do” e quajnë serbët Agim Beqirin i cili luftoi krah serbëve që nga Vukovari e më tutje.
Rrëfimet mbi jetën e tij e sidomos faktin që një shqiptar luftoi në anën e tyre, mediat serbi i riaktualizojnë shpesh. Në shumë intervista vetë Beiqri kishte rrëfyer përjetimet e tij gjatë luftës. Ai thotë se në atë kohë i ishte bashkuar JNA-së me qëllim që ta mbrojë Jugosllavinë, gjersa shton se ishte shqiptari i vetëm në brigadë, transmeton InfoPress.
Si shqiptari i fundit i lëshuar nga JNA, ai shkoi në Tetovë atë kohë, ku në vitin 2001 thotë se ishte propozuar që të bëhej komandant i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, pozitë të cilën siç thotë ai e refuzoi.
Mirëpo pjesa më shokuese e rrëfimit të tij është se gjatë bombardimeve të NATO-s, ai dëshiroi të merrte pjesë në mbrojtjen e Serbisë, por u ndalua në kufirin maqedonas dhe nuk u lejua të kalojë.
“Kur u bombardua Beogradi, më dhembi shpirti, sepse aty kam kaluar pjesën më të madhe të jetës”, thotë ndër të tjera ai. /Gazeta InfoPress
Në videon e mëposhtme mund të ndiqni rrëfimin e tij:

