BallinaLajmeMilaim Zeka: Dy emisarë të një politikani, shkatërruan seancën e datës 24...

Milaim Zeka: Dy emisarë të një politikani, shkatërruan seancën e datës 24 gusht

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Deputeti i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka, ka shkruar në një postim në Facebook se dy emisarë të një politikani, emrin e të cilit nuk e ka bërë të ditur, e kanë shkatërruar seancën e 24 gushtit në Kuvendin e Kosovës.

“Biseda, takime, premtime pafunde, burrni e tradheti, te gjitha ishin provuar nga akter te ndryshem te politikes.

Nje hije e nje politikani te Kosoves, sikurse ne filmat e Hiçkokut, po vezhgonte çdo gje, permes syve, dhe vesheve magjik. Selamet i qonte permes emisareve te ndryshem te mediave, politikes, dhe biznesit. Ai fare nuk metzitet per qytetaret, per te cilet mendon qe jane pa memorie. Nuk merzitet per kolapsin ekonomik. Ai e ke nje deshire prej mazohisti, qe dy njerezeve te politikes: Kadri Veselit, dhe Ramush Haradinajt, me ju tregu se ai, dhe vetem ai, eshte baba qe kullet. Ai, dhe vetem ai, eshte arkitekti i çdo gjeje. Me ju tregu se ai do jet fitues i çmimit Nobel ne fizike, ngase, me shpikjet e tija politike, ka arritur qe deputetin ta shenderroje vertete nga njeriu ne robot, te quajtur vetem numer.

Dhe kur te gjithe prisnin se me 24 gusht do te votohej kryesia e Kuvendit, erdhi nje emisar biznismen, drejtor i nje kompanie biznesi ne Kosove, ku e solli porosine: Sot asgje nuk duhet me u ba! Edhe sot shkoni e banu hore. Ta marre vesh populli se vetem epoka ime ishte e arte. Nje bos i mediave mbeti me goje te hapur. Lajmin nuk munde ta transmetonte, sepse vet ishte pjese e ketyre negociatave.

Teuta Rugova e kishte marre mesazhin te mos vinte fare ne seance. Labinot Tahiri u çarte, kur e kuptoi se hajgaret politike nuk kane fund. Me ne fund e kuptoi se krejte padashtas, ai u be tallesi me i madh i xheneralit Ramush Haradinaj!

Kadri Veseli e kuptoi me vonese kollitjen mbas shpine. Vone e kuptoi se kush po deshiron qe te vras politikisht dy zogje me nje gur!

Edhe ambasadat e huaja mbeten me gishta ne goje. Vone e kuptuan lojen e…” (sic.), ka shkruar Zeka.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz