Para pak minutave në fshatin Gllobra të Drenasit kanë ndodhë dy aksidente, jo larg njëra-tjetrës njofton drenicapress.info
Në aksidentin e parë janë përfshirë një kombi dhe një veturë e tipit Volkswagen, organet e rendit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Përveç dëmeve materiale, nuk u duk se ka të lënduar.
Ndërsa pak metra më larg se aksidenti i parë, u shënua edhe një aksident tjetër, po në fshatin Gllobar. Në aksidentin e dytë vërehej një veturë e tipit Mercedes, shoferi i së cilës duket se është vet-aksidentuar dhe ka shkaktuar dëme materiale në veturë. /Drenica Press/



