Trajneri i respektuar nga Skenderaj, Afrim Jashari, e ka bërë një postim interesant në Facebook pas ndeshjes Shkëndija-Milan.
Ai ka publikuar një foto të sistemit të ujitjes në stadiumin e Shkupit, duke thënë që asnjë klubi kosovar s’i ka rënë në mend për një gjë të tillë, përcjellë “GazetaOlle.com”.
Madje Jashari është aq i bindur për këtë që thotë, sa që premton që do të pijë “Domestos” nëse ndonjë klub kosovar ka menduar për këtë sistem.
“Cili organ apo federatë ja u ndalon ekipeve tona me instalu këtë sistem për ujitje të fushave? Asnjë, por këtë e bëjnë ata që dijnë të menaxhojnë klubin dhe stadiumin. Nëse dikush prej kryesive tona është interesu për një gjë të tillë, unë kam me pi Domestos”, ka shkruar Jashari.
Ai ka qenë i pranishëm në ndeshjen Shkëndija-Milan me fanellën kuqezi të skuadrës italiane, por sigurisht duke brohoritur për ekipin shqiptar.



