back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaRegjionaleDrenasLLadrovci takon banorët e tre fshatrave të Drenasit (FOTO)

LLadrovci takon banorët e tre fshatrave të Drenasit (FOTO)

Të ngjajshme

LDK-ja në Malishevë propozon Fetah Rudin dhe Gjeneral Gëzim Hazrollin për deputetë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

AAK-ja zyrtarizon këngëtarin e njohur si kandidat për deputet

Aleanca për Ardhmërin e Kosovës ka zyrtarizuar këngëtarin e...

Ardon Jashari titullar, publikohen formacionet e ndeshjes Lazio – Milan

Lazio dhe Milan përballen sonte në Kupën e Italisë. Kjo...

Netanyahu emëron kreun e ri të Mossadit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi të enjten se ndihmësi...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga drejtor të Drejtorive Komunale, kanë vazhduar takimet me qytetarë për të diskutuar se bashku me ta për planifikimin e buxhetit për vitet 2018-2020.

Dëgjimet buxhetore fillimisht janë mbajtur në shkollën e fshatit Baicë me banorët e fshatrave Baicë, Abri, Tërdec, Krajkovë dhe Damanek, ku kryetari Lladrovci ka paraqitur para të pranishmëve synimet e Komunës për projektet që janë planifikuar të realizohen gjatë vitit 2018, ndërsa nga të pranishmit ka marr kërkesat e tyre që janë jetike për vendbanimet ku ata jetojnë.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci para të pranishmëve ne secilin takim, ka thënë se këtë praktikë për të diskutuar prioritetet me banorë, e ka zhvilluar pasi që ata e dinë me së miri se ku ka nevojë të zhvillohen projektet infrastrukturore në lokalitetet e tyre. Fillimisht ne secilin takim, të pranishmëve i është shpërndarë draft lista e projekteve kapitale për vitet 2018-2020 dhe informata e shpërndarjes së buxhetit të Komunës, ndërsa të pranishmit kanë pasur mundësinë e paraqitjes së kërkesave të tyre për projektet që janë në interesin e komunitetit ku ata jetojnë.

Takimi për planifikimin e buxhetit është mbajtur pastaj po ashtu edhe në shkollën e fshatit Arllat, me banorë të fshatrave, Arllat, Llapushnik, Negroc, Vuçak dhe Gjergjicë, qe po ashtu Kryetari Lladrovci ka shpalosur planet e Komunës për këto vite, ndërsa të pranishmit kanë paraqitur propozimet e tyre për projektet kapitale që të gjitha janë listuar për t’u ndryshuar.

Takimi për planifikimin e buxhetit është mbajtur edhe në shkollën e Komoranit, me banorët e Komoranit I, II, III dhe IV, Kizhnarekës, Fushticës së Ulët dhe Fushticës së Lartë, Sankocit, Korroticës së Ulët dhe Korroticës së Lartë, Zabelit të Ulët dhe të Zabelit të Lartë. Kujtojmë që kryetari Lladrovci ka mbajtur takim për planifikimin e buxhetit edhe me banorët e fshatrave; Dobroshec, Godanc, Gradicë, Likoshan, Gllanasellë, Çikatovë e Vjetër, Tërstenik I dhe II, Vërboc, Shtuticë, Polluzhë, Drenasin I, II dhe III, Poklek i Ri dhe Poklek i Vjetër, Vasilevë, Gllobar dhe Shtrubullovë.

Buxheti i Komunës për vitin 2018 do të jetë mbi 14 milion euro, mbi një milion më shumë se buxheti aktual i këtij viti, ndërsa mbi 4 milion do të shpërndahen për projektet që janë ne interesin e komunitetit, kurse investime kapitale do të jenë edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe donatorë të jashtëm, kryesisht ne ndërtimin e fabrikave për hapjen e vendeve të reja të punës.

Draft lista e projekteve kapitale, që ka dalë nga diskutimet dhe kërkesat e komunitetit, do të prezantohen gjatë muajit shtator të këtij viti në Kuvendin e Komunës për t’u votuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz