BallinaRegjionaleDrenasDëshmorët e Nekocit dekorohen me Urdhrin Presidencial "Hero të Kosovës"

Dëshmorët e Nekocit dekorohen me Urdhrin Presidencial “Hero të Kosovës”

Të ngjajshme

Një person humb jetën në Prishtinë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka...

Qytetarët: Rryma po na vjen shumë shtrenjtë, të ndërrohen matësit

Qytetarët janë ankuar se faturat e rrymës kohëve të...

Shpërthim në depon e municioneve në Burundi, vriten 13 civilë

Të paktën 13 persona u vranë dhe dhjetëra të...

Reagimi i parë i Malit pas eliminimit nga Big Brother: “Fitorja ime jeni ju”

Pas eliminimit nga Big Brother, Mali ka reaguar për...

Në shkollën e fshatit Nekoc të Komunës së Drenasit, nen patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, SHTZ Hashim Thaҫi, ku ishin pjesëmarrës, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, këshilltari i Presidentit, Ismail Syla, familjarë e shumë qytetarë, i është dhënë dekorata “Hero të Kosovoës” tre dëshmorëve të këtij fshati.

Urdhri “Hero të Kosovës” i është dhënë Gani e Azem Kastrati dhe Hisni Murseli për veprat e trimërisë dhe sakrificën për Kosovën gjatë luftës së fundit të UҪK-së. Me këtë rast, kryetari Lladrovci vlerësoi lartë trimërinë e këtyre dëshmorëve ku tha se veprimtaria e tyre për lirinë e pavarësinë e vendit ishte e madhe, prandaj edhe ky urdhër ndaj tyre është meritor. Ndërsa ne emër të Presidentit të Republikës së Kosovës, SHTZ Hashim Thaҫi, këshilltari i tij, Ismail Syla tha se tre dëshmorët e fshatit Nekoc mbeten figurat me emblematike të kësaj ane për luftën e pastër të zhvilluar për lirin e vendit.​

Image may contain: 3 people, suit

Image may contain: 3 people, people smiling, people on stage and people standing

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz