BallinaSportMKRS investon 640 mijë euro në tribunat e stadiumit “Zahir Pajaziti”

MKRS investon 640 mijë euro në tribunat e stadiumit “Zahir Pajaziti”

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu, dhe kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, vendosën gurthemelin për ndërtimin e tribunave në Stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, me kapacitetet prej 3200 ulëse, sipas kategorisë së dytë të UEFA- së, ku do të investohen  640 mijë euro.

Ky është inevtim i përbashkët i MKRS-së, Komunës së Podujevës dhe FFK-së. 
MKRS- ja ka hartuar projektin dhe investon vlerën më të madhe të projektit.

Ministrja Dumoshi u shpreh se ndihet e lumtur që së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe kryetarin  e FFK-së Fadil Vokrri, po inaguron inevstimet në këtë stadium.

Ajo po ashtu u shpreh se  ky projekt është një vazhdimësi e programit dhe politikave të Qeverisë, si dhe angazhimeve të saj për ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend.

Ajo më tej theksoi se MKRS-ja ka investuar edhe më herët në këtë stadium.

Po ashtu, ministrja Dumoshi shprehu mirënjohje për kontributin e sportistëve dhe veçanërisht të Kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri, për zhvillimin dhe avancimin e sportit të Kosovës, sidomos në anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz