Një subjekt i ri është formuar në Skënderaj dhe i njejti do të garojë për zgjedhjet lokale që do mbahen me 22 tetor. Emri i këtij subjekti është Iniciativa Qytetare “Dyzetenjëmijë” dhe është formuar nga një numër i madh i artistëve dhe pjesëtarve të shoqerisë civile kryesisht gjeneratë e re nga Skenderaj.
Në krye të këtij subjekti është skulptori Malsor Bejta, profesor në shkollën profesionale. Bejta që do jetë bartës i listës, është i njohur si një ndër kritikuesi më i madh i pushtetit në Skenderaj.
Në një bisedë për Magazina.al ai tha se synohet që përmes pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje, të kontribuojnë në rritjen e demokracisë lokale në komunën e Skënderajt. ”Ne angazhohemi për qeverisje të mirë, transparente dhe llogaridhenje para qytetarëve të komunës sonë”, ka thënë Bejta për Magazina.al
Iniciativa Qytetare “Dyzetenjëmijë – 41000”, nuk ka kandidat për kryetar por garojne vetëm për asamblen komunale, me 13 kandidat.
Zgjedhjet në Skenderaj gjithmonë i ka fituar PDK-ja, duke qenë se ky subjekt ka gëzuar mbështetje të madhe në këtë qytet i njohur ndryshe si bazë e PDK-së. Sivjet situata është ndryshe duke qenë se PDK nuk ka fare kandidat për kryetar. Magazina.al

