BallinaBotëGjendet trupi pa kokë i gazetares suedeze

Gjendet trupi pa kokë i gazetares suedeze

Të ngjajshme

Çitaku: Kjo rezolutë nuk do të duhej të na ndante, por të na bashkonte

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje...

Irani: Ngushtica e Hormuzit e hapur vetëm për anijet që nuk kanë lidhje me SHBA

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei,...

Reklama e Kupës së Botës i bën bashkë yjet e futbollit, Messin dhe Ronaldon

Një reklamë sapo u publikua në rrjetet sociale, për...

Një trup pa kokë që është gjetur në ujërat e Danimarkës, është identifikuar si trupi i një gazetareje suedeze.

“ADN-ja e trupit përkon me atë të Kim Wall”, tha policia daneze në një postim në Twitter.

Trupi është gjetur rreth 50 kilometra në jug të Kopenhagës më 21 gusht dhe policia tha se gjymtyrët dhe koka e tij janë prerë qëllimisht.

Wall, 30 vjeçe, nuk është parë prejse ka hyrë në nëndetësen e zbuluesit danez, Peter Madsen, më 10 gusht, për ta intervistuar atë për një artikull.

Një ditë më vonë, gazetarja është raportuar e zhdukur dhe Madsen është shpëtuar përpara se nëndetësja e tij është fundosur.

Ai fillimisht u ka thënë autoriteteve se e ka hedhur Wallin në një ishull, por më pas ka thënë se ajo ka vdekur në një aksident në bord dhe se e ka hedhur trupin e saj në det.

Policia daneze beson se Madsen, 46 vjeç, e ka fundosur qëllimisht nëndetësen Nautilus.

Madsen është akuzuar për vrasje, por ai e ka mohuar çdo keqbërje. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz