back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeKëto janë tri kandidatet e vetme që po synojnë postin e kryetares...

Këto janë tri kandidatet e vetme që po synojnë postin e kryetares së komunës

Të ngjajshme

- Advertisement -

Numri i femrave që garojnë për udhëheqjen e komunave edhe kësaj radhe është i vogël.

Vetëm tri femra janë kandidate për kryetar të komunës dhe dy nga to janë nga PDK-ja, ndërsa një nga Alternativa që njëherësh është edhe kryetare e këtij subjekti politik.

Kusari-Lila do të rikandidojë në vendlindjen e saj, por kësaj radhe jo si AKR por si Alternativë.

Kusari-Lila do të garojë kundër Ardian Gjinit të AAK-së, Hajdar Beqajt nga PDK-ja si dhe Bekim Ermeni nga LDK-ja.

Ndërsa, Mitrovicën PDK-ja synon ta rikthejë me kandidaten Valdete Idrizi.

Idrizi që ka marrë çmime edhe ndërkombëtare për angazhimin e saj për pajtim, do të  jetë në garë me udhëheqësin e emisionit “Show Meseletion”, humoristin Fehmi Ferati që garon nga VV-ja, Safet Kamberin nga LDK-ja, si dhe Agim Bahtiri nga AKR-ja.

Një emër jo fort i njohur, po nga PDK-ja, do të garojë në Pejë. PDK ka nominuar Sabiha Shalën kandidate për kryetare e cila do të garojë kundër kryetarit aktual Gazmend Muhaxheri, si dhe Fatmir Gashit nga AAK-ja.

Shala do ta ketë vështirë këtë garë pasi që tradicionalisht Pejën e ka fituar LDK dhe AAK.
LDK nuk ka nominuar asnjë femër kandidate për kryetare, e njësoj ka vepruar edhe Lëvizja Vetëvendosje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz