back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaRegjionaleNuredin Lushtaku flet për kandidaturën e Bekim Jasharit për kryetar të Skenderajt

Nuredin Lushtaku flet për kandidaturën e Bekim Jasharit për kryetar të Skenderajt

Të ngjajshme

Kina vendos taksë mbi prezervativët

Kina do t’i japë fund një përjashtimi të gjatë...

Bashkim Gllareva merr mbështetje nga akademiku Arsim Bajrami (FOTO)

Kandidati i PDK së nga Drenasi, doktor Bashkim Gllareva...

Tahiri: Dragashi do të shndërrohet në destinacion turistik rajonal dhe evropian

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të...

Xhevdet Rexhepi merr mirënjohje nga Dhoma e Tregtësië në Shqipëri

Biznesmeni Xhevdet Rexhepi, pronar i rrjeteve të njohura Viva...

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nuredin Lushtaku, ka thënë se e mirëpret kandidimin e Bekim Jasharit për Kryetar të Komunës së Skenderajt. Vetë Lushtaku ishte përmendur si kandidat i mundshëm për kryetar të Skenderajt.

Lushtaku ka thënë se do ta mbështesë deri në fund djalin e heroit kombëtar Hamëz Jasharit.

“E mirëpres kandidimin e Bekim Jasharit dhe e përkrahi atë deri në fund”, tha Lushtaku për kallxo.com.

Megjithëse nuk është konfirmuar nga vet Jashari, dje është raportuar se ai do të kandidojë për Kryetar të Komunës së Skenderajit në zgjedhjet e 22 tetorit.

Gazeta Express mëson se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të garojë fare në zgjedhjet komunale në Skenderaj dhe do ta mbështesë Jasharin në garën për ta drejtuar këtë qytet.

Gazeta merr vesh se kreu i PDK’së, Kadri Veseli, ka takuar sot gjatë ditës Bekim Jasharin, djalin e Hamëz Jasharit, të cilit ia ka ofruar mbështetjen e subjektit të tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz