BallinaSport​Mrekullia që ka përgatitur Katari për Kupën e Botës (Video)

​Mrekullia që ka përgatitur Katari për Kupën e Botës (Video)

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Katari është duke përgatitur mrekulli për Kupën e Botës, e cila do të mbahet me 2022

Vendimi për caktimin e Botërorit të futbollit në vitin 2022 në Katar u shoqërua me polemika dhe skandale të panumërta mbi ryshfetet e paguara, korrupsionin e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, si dhe kushtet çnjerëzore të punëtorëve të importuar nga vendet e varfëra.

Por tani, oazi i Lindjes së Mesme synon të lërë mbresa me arkitekturën dhe ambientet e tjera.

Komiteti organizativ i Kupës së Botës zbuloi projektin e stadiumit “Al Thumama”, një prej 8 strukturave që do të presin ndeshjet e Botërorit në vendin e Gjirin Persik, shkruan Top Channel.

Me planin e fundit, bëhen 6 stadiumet që kanë zbuluar projektet, njëri më i bukur se tjetri, por ende larg realizimit përfundimtar.

Stadiumi “Al Thumama” do të ketë një kapacitet prej 40 mijë vendesh dhe do të jetë jo vetëm një oaz feste për tifozët, vetëm 4 kilometra larg Dohas, por gjithashtu bazë për disa ekipe. Struktura sportive ka formën dhe imazhin e “Gahfiya”-s, kapelja karakteristike e bardhë e veshur nga burrat në vendet myslimane arabe.

Brenda stadiumit nuk do të ndihet aspak i nxehti sfilitës i shkretëtirës. Sistemi ftohës i një teknologjie inovative do ta çojë temperaturën deri në 18 gradë Celsius.

Pjesë e projektit të stadiumit do të jenë edhe disa fusha sportive basketbolli, volejbolli, një pistë atletike dhe një qendër hipizmi. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz