back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeInvalidi i UÇK-së: Falë dr. Bajram Rexhepit jam i gjallë (Video)

Invalidi i UÇK-së: Falë dr. Bajram Rexhepit jam i gjallë (Video)

Të ngjajshme

Vrasje në tentativë në Partesh, lëndohen dy persona

Një vrasje në tentativë është raportuar dje në Partesh. Pas...

Ambasada e SHBA-së uron Majoren Mehmeti–Quigley

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Policia jep detaje për aksidentin fatal dje në Mazgit: Shoferi humbi kontrollin mbi kamion

Policia e Kosovës është deklaruar për aksidentin me fatalitet...

Policia shqipton rreth 1 mijë e 900 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1896 gjoba për kundërvajtësit...

Bajram Rexhepi, që për shumë kë u bë i njohur vetëm si politikan, nuk e donte shumë politikën. Ai ishte i lidhur me profesionin e tij prej kirurgu me të cilin nuk do ta ndërronte me asgjë. E kreu këtë punë edhe atëherë kur jeta e tij vihej në pikëpyetje.

Doktori i luftës, duke rrezikuar veten ua shpëtoi jetën shumë ushtarëve dhe civilëve gjatë luftës në Kosovë. Njëri prej tyre është Demë Ferizi nga fshati Plluzhinë i Skenderajt.

Njeriu që u godit me plumb në kokë është ende gjallë dhe kujton historinë me doktorin e tij që tashmë ka ndërruar jetë.

Vdekja e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi e ka prekur pa masë Demë Ferizin nga fshati Plluzhinë i Skenderajt. Ai nuk do të ishte gjallë sot, nëse gjatë luftë nuk do ta ndihmonte kirurgu tashmë i ndjerë, Bajram Rexhepi.

Ishte viti 1998 kur plumbat goditën në kokë Ferizin që pakkush besoi se do të shpëtonte. Por, falë ndihmës së dhënë nga mjeku i luftës, Bajram Rexhepi, ai është ende gjallë për ta kujtuar sot të vdekur doktorin që e shpëtoi.

“Shumë kujt i ka nimu, po mu më doket që mas shumti m’ka nimu. Ai i dekun, unë gjallë. Neve na këqyrë boll…”, tha Ferizi, për RTK.

Demës, i cili ka mbetur me pasoja nga plumbat gjatë luftës, i kujtohen pak momentet kritike të kohës kur ai po luftonte me jetën. Por, i vëllai i tij, Ceni rrëfen për ngjarjen.

“Motra e ka dërguar me kerr nëpër rrugë alternative deri në Mitrovicë atje ku e ka operuar dr, Bajrami Rexhepi…”

Ferizi është i bindur që i vëllai i tij nuk do të jetonte nëse nuk do t`i ofrohej ndihma nga Bajram Rexhepi.

Dema është vetëm njëri prej shumë civilëve e ushtarëve të UÇK-së të cilëve doktori u ndihmoi duke e rrezikuar edhe jetën për t`u dalë në ndihmë të tjerëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz