BallinaRegjionaleE konfirmon Bekim Jashari kandidimin për kryetar të Skenderajt

E konfirmon Bekim Jashari kandidimin për kryetar të Skenderajt

Të ngjajshme

Foto me fanellë të Suedisë, reagon Arbër Zeneli

Ishte një prej lojtarëve që bëri tifozët ta duanin...

Kërkesa për prova të reja, cenim i sigurisë juridike dhe shkelje e rregullave bazë të procedurës

Shkruan: Ardian Bajraktari Në procesin gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së...

Për herë të parë në Shqipëri, kompensim për dëmet në shëndet nga ajri i ndotur

Qytetarët shqiptarë që do të preken nga problemet shëndetësore...

Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit do të kandidojë për kryetar të Komunës së Skenderajt. Lajmi është bërë publik në Facebook, nga dhëndri i Bekimit, Valon Loshaj dhe është shpërndarë nga anëtarë të tjerë të familjes.

Sipas njoftimit Jashari e ka marrë këtë vendim për zhvillimin e qytetit me kërkesë të qytetarëve, transmeton Indeksonline.

“Ditë të mira po e presin Komunën e Skenderajit, nën udhëheqjen e Bekim Hamëz Jasharit, i cili ka kapacitet intelektual, njerëzor dhe kombëtar’, thuhet në njoftim.

Shkrimi i plotë në Facebook:

Të dashur miq,

Kam kënaqësinë e veçant të ndaj lajmin e gëzueshëm me qytetarët e zemrës së shqiptarisë – Drenicës.

Pas kërkesës së drenicakëve për përfaqësim nga djali i Heroit Kombëtarë Hamëz Jashari, ju konfirmoj që Bekim Jashari tha PO.

-PO për Kryetar të Skenderajit,

-PO për drejtësi në Skenderaj,

-PO për zhvillim ekonomik në Skenderaj,

-PO për mirëqenie të qytetarëve,

-PO për zhvillimin e shëndetësisë,

-PO për zhvillimin e arsimit,

-PO për prosperitet të Skenderajit.

Ditë të mira po e presin Komunën e Skenderajit, nën udhëheqjen e Bekim Hamëz Jasharit, i cili ka kapacitet intelektual, njerëzor dhe kombëtar, andaj urime Drenicë, urime Skenderaj, faleminderit Bekim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz