back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaLajmeIdentifikohen 11 vetura, të dyshuara për shmangie të obligimeve doganore

Identifikohen 11 vetura, të dyshuara për shmangie të obligimeve doganore

Të ngjajshme

Në vazhdën e angazhimeve të vazhdueshme  në fushën e parandalimit të veprimtarive kriminale, njësia rajonale e auto-krimeve, në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, ka realizuar një kontroll në një lokacion, ku kryesisht ushtrohet veprimtari e shitjes së pjesëve të automjeteve.

Veprimet policore ishin ndërmarrë në përputhje me autorizimet përfshirë edhe autorizimin nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, me ç’ rast kontrolli është realizuar në zonën e Vushtrrisë, në një nga depot ku ushtrohet veprimtari e  çmontimit dhe shitjes së pjesëve të veturave.

Hetuesit Policorë mbi dyshimet e ngritura nga shfrytëzuesi i veturave kanë marrë dokumentacionin  përkatës të secilës veturë, njëherit është kërkuar nga autoritetet doganore të specifikojë të dhënat për secilën veturë. Nga autoritete doganore është raportuar se dokumentacioni i 11 veturave  ka rezultuar i dyshuar për shmangie të obligimeve doganore, vlera e të cilave kalon shumën mbi 17.000 euro.

Me të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i çështjes, i cili ka sugjeruar që ndaj pronarit të depos  të iniciohet procedurë për vepër penale ’shmangie të obligimeve doganore’.

Të Fundit

Sport

ShowBiz