back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeQeveria e Kosovës themeloi Komisionin për organizimin e ceremonisë mortore për ish-Kryeministrin,...

Qeveria e Kosovës themeloi Komisionin për organizimin e ceremonisë mortore për ish-Kryeministrin, Bajram Rexhepi

Të ngjajshme

Motorola zbulon edicionin special Edge 70 me kristale Swarovski

Motorola ka prezantuar një version të ri të smartphone-it...

Lajme të mira për Barçën, rikthehen Fermin dhe De Jong

Barcelona ka marrë lajme të mira para ndeshjes ndaj...

Djali i Jakup Krasniqit i futet përsëri garës për deputet

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së,...

Nën udhëheqjen e kryeministrit Isa Mustafa, Qeveria e Republikës së Kosovës mbajti mbledhje pas marrjes së lajmit për vdekjen e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.

Pas një minutë heshtje, kabineti qeveritar ka aprovuar vendimin për themelimin e Komisionit të Veçantë për organizimin e ceremonisë mortore për ish-Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi.

Ky Komision do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë Hajredin Kuçi, ndërsa anëtarë do të jenë: ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, shefi i Kabinetit të Kryeministrit, Sokol Havolli, një përfaqësues nga familja, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, si dhe përfaqësues nga Protokolli i Shtetit. Kryesuesi i Këshillit mund të emëroj edhe anëtarë të tjerë, nëse e konsideron të nevojshme.

Me këtë rast kryeministri Isa Mustafa tha se Kosova sot ka humbur një personalitet, një njeri të devotshëm, një mjek të mirë dhe një aktivist të lirisë e të pavarësisë, pjesëmarrës i luftës çlirimtare të Kosovës.

“Bajram Rexhepi do të mbetet në historinë më të re të Kosovës, si kryeministri i dalë nga zgjedhjet e para të mbajtura pas luftës duke kontribuar në avancimin e agjendës shtetndërtuese”, tha kryeministri Mustafa.

Fjala e plotë e kryeministrit Isa Mustafa në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi


Të nderuar anëtarë të kabinetit,

Në orët e para të ditës së sotme morëm lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të ish-Kryeministrit Bajram Rexhepi.

Ish-Kryeministri Rexhepi ka ndërruar jetë në Turqi, pas disa muaj përballje me një sëmundje të rëndë.

Me këtë rast, më lejoni që t’ju shpreh ngushëllime të gjithë anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Ndërkaq, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ngushëllimet më të sinqerta i shpreh Familjes Rexhepi dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Bajram Rexhepi ishte Kryeministër i Kosovës nga viti 2002 deri në vitin 2004, u zgjodh kryetar i Mitrovicës dhe ishte bartës i funksioneve të rëndësishme shtetërore në vendin tonë.

Kosova ka humbur sot një personalitet, një njeri të devotshëm, një mjek të mirë dhe një aktivist të lirisë e të pavarësisë, pjesëmarrës i luftës çlirimtare të Kosovës.

Bajram Rexhepi do të mbetet në historinë më të re të Kosovës, si kryeministri i dalë nga zgjedhjet e para të mbajtura pas luftës duke kontribuar në avancimin e agjendës shtetndërtuese.

Të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritar, miq dhe bashkëpunëtorë të ish-kryeministrit Rexhepi,

Është vështirë që me pak fjalë të përshkruhet veprimtaria dhe përshtypjet për Bajram Rexhepin. Ai na ka lënë të gjithë neve përshtypje të thella gjatë aktivitetit të tij politik, si njeri i matur, politikan i fjalës dhe i pranueshëm për të gjithë.

Por, mund të them se shoqëria dhe shteti jonë do t’i jenë mirënjohës Bajram Rexhepit për kontributin e dhënë për Kosovën dhe për gjithë atë që ai ka punuar edhe para luftës edhe gjatë luftës.

Andaj, ndarja nga jeta e Bajram Rexhepit është humbje e madhe për Familjen, për miqtë, për bashkëveprimtarët dhe para së gjithash për Kosovën.

Më lejoni që në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta gjithë qytetarëve dhe Familjes Rexhepi.

Zoti e bekoftë Bajram Rexhepin!
Zoti e bekoftë Kosovën!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz