BallinaLajmePolicia e Kosovës ngushëllon familjen Rexhepi

Policia e Kosovës ngushëllon familjen Rexhepi

Të ngjajshme

Kosova dënon sulmet e Iranit dhe kërkon rihapjen e sigurt të Ngushticës së Hormuzit

Zëvendëskryeministri dhe kryediplomati i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca...

Ambasadori italian: Mbeta pa fjalë në Prince Caffe, gjithçka ishte e mrekullueshme

Prodhimin e kafesë, deri tek servimi në filxhan, nga...

Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkarkuar këtë të...

Policia e Kosovës ngushëllon familjen Rexhepi pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe njëherit ish-ministrit të punëve të brendshme Bajram Rexhepit.

E nderuar Familje Rexhepi,

Policia e Kosovës në krye me menaxhmentin e saj, me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe njëherit ish-ministrit të punëve të brendshme Bajram Rexhepit.

Ish-kryeministri Rexhepi ishte një personalitet dhe veprimtar i shquar i cili dha kontribut të veçantë në Policinë e Kosovës, duke e përkrahur dhe mbështetur në të gjitha sferat përderisa ishte Ministër i Punëve të Brendshme.

Policia e Kosovës do ta përkujtojë çdo herë si një kontribuues të veçantë në avancimin e agjendës shtetndërtuese të Kosovës, e në veçanti të përkrahjes dhe zhvillimit profesional të Policisë.

E nderuar Familje Rexhepi,

Policia e Kosovës, menaxhmenti i saj, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz